Bajrami, Muratit: Partia e propagandës merret me raportet e jetëgjatësisë, Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve
Hykmete Bajrami nga LDK, i ka reaguar Hekuran Muratit i cili tha se në Kosovë jetëgjatësia është 4-5 vite më e lartë se në rajon.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se i ka rikujtuar mashtrime te Qeverisë së ministrit të dështuar të Financave.
“Rikujtim për mashtrimet e Qeverisë së ministrit të dështuar të Financave.
Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve…”-ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Rikujtim për mashtrimet e Qeverisë së ministrit të dështuar të Financave
Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve.
Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj.
Ende është i freskët dështimi i Qeverisë për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ka heshtje dhe miratim nga partia e mashtrimit dhe propagandës për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që koordinohet me Radojçiqin.
Duhet rikujtuar se shkaku i kësaj Qeverie, Kosova vazhdon të humbë qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së.
Partia e propagandës dhe mashtrimeve nuk ia solli asnjë njohje Kosovës për gati katër vjet keqqeverisje
Qeveria po vazhdon që buxhetin ta ‘alokojë’ te dostat përmes tenderëve njëburimor.
Në krye të arsimit kemi një shkelëse të Kushtetutës. Kanë mashtruar që kanë premtuar ndërtimin e 160 çerdheve e ende s’i kanë ndërtuar as 10 prej tyre.
Qeveria po vazhdon të ketë ndërhyrje flagrante në institucione të pavarura. Vetëvendosje po vazhdon t’i rehatojë militantët partiakë e familjarët. Nepotizmi ka arritur kulmin.
Ministri i dahtimeve paska thënë ”është rritë cilësia e jetës”
Me çka minister?
Me rritje dyfish të çmimeve të produkteve ushqimore/rritje të varfërisë?
Me rritje të çmimit të energjisë elektrike?
Me investime zero në shëndetësi?
Me investimet zero në ambient?
Me investime zero në energji të ripërtritshme?
Apo me rritje të korrupcionit?
Ka rrezik që Hekurani beson që Albin Kurti edhe shpirtin e tij e të qytetarëve të këtij vendi e ka në dorë.
Jo, mashtrimet nuk kalojnë, me propagandë nuk mund të qeverisni më.
#faktetparapropagandës
Lidhja Demokratike e Kosovës