Bajrami: Kusari ka kryer obligimet e partisë dhe të Kurtit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve të bisedës mes Mimoza Kusari Lilajt dhe kryeterroristit serb të sulmit në Banjskë, Milan Radojçiq.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për këtë nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie por duhet që të reagoj drejtësia.
“Nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie pse partia në pushtet është koordininuar me Radojçiçin. Duhet reagim i organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbardhin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë bërë pazare me kryeterroristin e kryekriminelin Radojçiç. Shefja e deputetëve të VV vetëm ka kryer obligimet e partise e të shefit të saj, Albin Kurti”, ka shkruar Bajrami.