Bajrami: Kurti dhe ministriat e tij duhet të japin dorëheqje sonte, a e dini çfarë ligji keni miratuar?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shtruar pyetjen se nëse kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr prej tij do të japin dorëheqje, pasi që, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Bajrami ka theksuar edhe se, nëse rezultatet do të certifikohe nesër, kjo nënkupton se Kurti dhe ministrat e tij duhet të japin dorëheqje sonte.
‘‘Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.’’, ka shkruar ajo ndër tjerash.
Postimi:
A do ta respektoj Albin Kurti dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?
Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.
Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:
📌 “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”
Nga ana tjetër, Neni 30 thotë:
📌 “Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit.
Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.
A e dini çfarë ligji keni miratuar?
Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.
Amatera!/Periskopi/