Bajrami ironizon me Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet, natyrshëm mandati tjetër do të jetë më i mirë

Bajrami ironizon me Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet, natyrshëm mandati tjetër do të jetë më i mirë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021. Ai shprehet i bindur se rezultati do të jetë befasues.

“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021” dekalroi Kurti

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ku ka numëruar premtimet që bëri Kurti kur erdhi në pushtet dhe nuk i realizoi.

Bajrami thotë se pas gjithë dështimeve të Kurtit në këtë mandat, natyrshëm që vjen kjo pritje nga ai se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021.

“Pasi që i ka ndërtu 160 qerdhe, 4000 banesa për qifte të reja, e ka ulë çmimin e energjisë elektrike, e ka liru çmimin e vajit, bukës, qumështit e sheqerit, e ka zhbërë Zajednicën, pasi që e ka detyru Serbinë me kërku falje dhe me i pagu dëmet e luftës, pasi që e integroj Kosovën në Këshillin Evropës, pasi që na njohën shumë vende në mandatin e tij dhe pasi që u integruam në shumë organizata ndërkombëtare natyrshëm vjen edhe pritja e tij se në mandatin tjetër do të del më mirë se në vitin 2021”, përfundoi Bajrami për GazetaBlic.

Shpërndaje në: