Bajrami: Investimet kapitale të Qeverisë Kurti kanë qenë ndër më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë

Bajrami: Investimet kapitale të Qeverisë Kurti kanë qenë ndër më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për uljen e investimeve kapitale gjatë këtij mandati.

Në një intervistë, Bajrami theksoi se investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë ndër më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë, duke e përmendur si shembull buxhetin e vitit 2023, ku, edhe pse buxheti është rritur me një miliard euro krahasuar me vitin e kaluar, investimet kapitale kanë mbetur të njëjta.

“Investimet kapitale gjatë këtij mandati qeverisës kanë qenë ndër më të ulëtat, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kemi potencuar disa herë që ka ngecje, sidomos në investimet kapitale të nivelit qendror, përderisa të dhënat nga Ministra e Financave tregojnë që kur në Kosovë buxheti i tërësishëm ishte 1.8 miliardë euro investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë 350 milionë euro, në vitin 2023 me një buxhet një miliardë më shumë investimet kapitale ngelin të njëjta. Këtu duhet të merret parasysh që gjatë viteve të fundit kemi pasur edhe një normë të inflacionit që është rreth 22 për qind, që do të thotë se investimet kapitale të vitit 2023 janë shumë më të ulëta, në krahasim me vlerat reale me ato të vitit 2017-18”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, kjo është shqetësuese, pasi ka pasur një inflacion të lartë prej 22 për qind, që ka bërë që investimet reale të vitit 2023 të jenë shumë më të ulëta se ato të vitit 2017-2018./EO

Shpërndaje në: