Bajrami i theu rekordin, reagon futbollisti rus: Nuk e prisja nga një lojtar shqiptar, tani…
Për Nedim Bajramin pa frikë mund të themi se e ka fituar Europianin e tij. Mesfushori i kombëtares në duelin me Italinë shkruajti emrin e tij me “gërma” të arta në historinë e Kampionateve Europiane.
Shqiptari shënoi gol pas 23 sekondash, duke vendosur një rekord të ri si futbollisti që shënon golin më të shpejtë në historinë e Euro. Janë dashur 20 vite pëer të thyer këtë rekord dhe 25-vjeçari zbret nga “froni” Dmitri Kirichenko, i cili kishte realizuar në vitin 2004 për 1:07 në fitoren e Rusisë 2-1 ndaj Greqisë.
Futbollisti rus ka reaguar pasi Bajrami i theu rekordin. 47-vjeçari thekson se nuk e ka prituar aspak që një lojtar nga Shqipëria t’i thyente rekordin. Ndër të tjera ai me humor thekson se tashmë pas 20 vitesh mund të pushojë.
“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime.
E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë kuptim për mua. 20 vjet duken shumë të gjata për ta thyer atë. Tani, më në fund, mund të pushoj”, deklaroi Kirichenko , i cili tashmë si trajner drejton Tekstilshchik në Kategorinë e Dytë Ruse.