Bajrami i reagon zv/ministrit të VV’së për doracakun skandaloz: Përgjegjesia duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është drejtuar pushtetit duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë.
Ajo ka shtuar se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Bajrami ka thënë se doracakët janë botuar në vitin 2023 dhe se kurrikula kërkon edukim seksual por “përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz”.
Ish ministrja e Arsimit ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit Kurti që “ende e mban në pozitë” ministren Nagavci.
Bajrami i ka quajtur ata “shpifësa, manipulatë dhe të pamoralshëm”.
Postimi i plotë:
Keni prekë në familje
Turpi nuk lahet me shpifje
Përgjegjësi duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit. Doracakët janë të botuar në vitin 2023. Kurrikula kërkon edukim seksual, por përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz.
Përgjegjësinë kryesor këtu e mban Albin Kurti, i cili ende e mban në pozitë një ministre të tillë.
Keni prekë fëmijët, gjenë me të shtrejtë që kemi, andaj shpifni se ju ka kapë panikë, qytetarët nuk ju falin për këtë.
Jeni shpifsa, manipulanta dhe të pamoralshëm.