Bajrami i reagon Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e borxhit publik.
Sipas Ministrisë së Financave “Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, siç mund të shihet në grafikun në vijim”.
E ndaj këtij postimi në facebook ka reaguar Bajrami e cila thotë se kjo ka ardhur si pasojë e mospunës.
“Kur pas tri viteve s’keni qënë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë magjistrale, asnjë urë, asnjë hekurudhë, nuk keni ndërtu 160 çerdhet e premtuara, 5 shtepitë për të moshuarit, nuk keni renovu asnjë shkollë, nuk keni ndërtu as një spital dhe nuk e keni lënë asnjë shënjë të vetme për tu kujtuar për të mirë – krenoheni me borxhin publik të ulët?! Kjo i bjen me u krenu me mospunë dhe dembeli” ka shkruar Bajrami në profilin e saj.
Në anën tjetët është pikërisht shumica/qeveria që çdo ditë ankohën se ”janë rreth 300 milionë euro kredi përmes marrëveshjeve ndërkombëtare që presin për tu votuar në Kuvend”, e në të njëjtën kohë lavdërohen se e kanë ulë borxhin publik. Tash a është ulë borxhi publik që s’po ju votohen marrëveshjet në Kuvend apo s’po doni ju me i votu marrëveshjet që me mbajtë borxhin publik të ulët. Ju lutem, koncentrohuni!”, shton ajo.
Bajrami po ashtu i ka përmendur edhe masat e BE’së duke thënë se “janë mbi 500 milionë euro të tjera projekte të bllokuara që financohën nga fondet e IPAs, ËBIF dhe donatorëve bilateral, që janë të bllokuara që një vit për shkak të masave që Bashkësia Evropiane i ka vënë Kosovës në qeverisjes së Kurtit”
“Andaj kur folni për zvogëlim të borxhit publik, bëhuni të sinqertë dhe folni edhe për kosoton oprtune të këtij fenomeni. Ju jeni me pak se një ‘zero sum game’,sepse dëmi që po i bëni vendit tejkalon shumfish benefitet e juaj nga pushtetit” ka shtuar ajo.