Bajrami i reagon Kurtit: Kryeministri në largim qenka lëndu fort, që katër vjet na e ke dëshmu se ke dështu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Kurti duke i thënë se kanë dështuar në qeverisje.
Ajo në Facebook ka thënë se sa ishte VV-ja në opozitë kanë shkatërruar gjithçka.
Dhe për këtë, sipas deputetes më kjo qeveri nuk është zgjidhje për Kosovën.
Postimi i plotë:
Kryeministri në largim qenka lëndu fort nga ”sulmet” tona!
Që katër vjet na e ke dëshmu se ke dështu në arsim, shëndetësi ekonomi e diplomaci. E kur ishe në opozitë shkatërrove gjithçka përmes veprimeve të dhunshme.
Demolimi i propagandës quhet sulm, nga ata që dikur armë e kishin gazin, gurët dhe mollotovin.
Prandaj, nuk jeni zgjidhje për Kosovën!
LDK 124✅
LumirAbdixhiku 1✅
Hykmete Bajrami 6✅