Bajrami i reagon ashpër Kurtit pas vendimit të BE-së: Të shkoi mandati me popullizëm, koha për përgjegjësi për dështimet
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të BE-së për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale, shkruan Periskopi.
Ajo në një postim në Facebook ka kritikuar Kurtin e cila tha se duhet të jap pëgjegjësi për këto dështime.
Deputetja derisa numëroi ‘dështimet’ e Kurtit, ka thënë se duhet të iu tregoj qytetarëve të Kosovës se a i është cenu integriteti vendit.
Reagimi i plotë:
Të shkoi mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi e llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme
📌 Merr merita për liberalizimin e vizave, por heshtë kur Këshilli i Bashkimit Evropian i liberalizon vizat për pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia, për qytetarët serb të Kosovës.
📌 Merr merita për ngritjen në Webometrics të Universitetit të Prishtinës por heshtë për debaklin që pëson Kosova në indeksin e lirive ekonomike sipas “Heritage Foundation”.
📌 Merr merita për punësimin e grave, por nuk e pranon që ato po hynë në punë sepse vendet e punës po lirohen nga burrat/djemtë e tyre të cilët po i lënë këto vende pune dhe po ikin në Evropë, të cilët më vonë i marrin edhe këto gra që janë punësuar dhe fëmijët e tyre (këtë e ka konfirmuar regjistrimi i popullsisë).
📌 Merr merita e lëvdata për bursat e dhëna vajzave në fushat STEM, por nuk e din sa prej tyre po vazhdojnë studimet në këto fusha, se ka indikacione që kjo skemë po keqpërdoret me të madhe sepse ministrja e tij s’ka qenë në gjendje të vendosë as edhe një siguresë si kriter që skema të përmbushë qëllimin.
Derisa si po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në këto pyetje:
🟥 A është cenu integriteti i Kosovës sot?
🟥 Çka ndodhi me të qenit sovran?
🟥 Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës?
🟥 A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian?
🟥 A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?
Kryeministër, ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet!