Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas propagandës së fundit të pushtetit që lidhet me kinse inflacionin e ulët. 

Bajrami e ka quajtur manipulim dhe i ka kërkuar ministrit Hekuran Murati një përballje televizive.

“E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.

Hekuran,Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, ka shkruar Bajrami.

 

Shpërndaje në: