Bajrami: Hekuran rritu, 4 vjet me propagandë – Prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook se “Bajrami e ka njësh në mungesë të njohurive”.
Ky reagim në vijim të debatit rreth kontratave njëburimore gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Bajrami kërkoi përgjigje nga Murati rreth votimit kundër auditimit të kontratave një burimore nga VV-ja.
“Unë dje të jam përgjigje dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision”, tha Bajrami.
“Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qenë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro.
Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike”, tha më tej Bajrami.
Postimi i plotë:
Hekuran,
S’ke me pasë kënaqesinë më me notu asnjëherë (never).
Rritu!
Unë dje të jam përgjigjë dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision.
Edhe ty sot tu paskan dashtë 5 orë që gënjeshtrën e djeshme, me e mbulu me një gënjeshter tjetër.
Ajo çka po thu ti nuk qendron, por edhe të qendronte a e din çka po tregon ti o i mjerë.
Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qënë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro.
Për qartësim, mjetet e buxhetit që shpenzohen përmes prokurimit publik janë investime kapitale dhe mallëra e shërbime (furnizimi i spitaleve, shkollave, çerdheve, ushtrisë, policisë e mallëra të tjera për funksionim të administratës publike). Në këtë kontekst vetë ministri i financave po thotë 2023 është me keq krahasu me 2008. Çfarë zhgenjimi!
Prokuroria ka shumë punë me ju.
Publikoj kontratat prej vitit 2007 deri me 2023 ta shohim vërtetësinë e të dhënave!
Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike.
Ik puno diçka, anuloni grantet që i keni pezullu. Ju qeveria për familjen (familjen juaj).
“S’paske mësuar as sot, ulu njësh”, nuk ndalen replikat mes Muratit dhe Bajramit