Bajrami: Është koha për një Qeveri të përgjegjshme, 9 shkurti po vjen!

Bajrami: Është koha për një Qeveri të përgjegjshme, 9 shkurti po vjen!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas statistikave të fundit që u publikuan nga World of Statistics, ku Kosova rezultoi e dyta si vendi më i varfër në Evropë.

Bajrami për këtë fajëson Qeverinë Kurti për keqmenaxhim, teksa thotë se ky fakt është shqetësues.

“Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat”, shkruan Bajrami.

E plotë:

Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë

S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria.

Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj.

Është tepër shqetësuese që Kosova pavarësisht potencialit të saj është një nga vendet më të varfëra në Evropë, e dyta pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

Gjendja e sigurisë në vend, mungesa e koordinimit me aletatë sidomos për gjendjen e sigurisë, deklaratat e vazhdushme për krim, korrupsion dhe potencial për luftë nga ana e krerëve të shtetit vetëm dëm i kanë bërë ekonomisë së vendit tonë.

Mandej mungesa e reformave të nevojshme fiskale pengon zhvillimin e metutjeshëm ekonomik.

Sistemi aktual tatimor nuk është kompatibil me zhvillimet në kohën e fundit, reforma e fundit fiskale në vend ka ndodhur në vitin 2016. Këtu duhet të përmend faktin se Administrata Tatimore e Kosoves që një mandat udhëhiqet nga një njeri pa mandat, mungesë totale e komptencës kjo e ministrit të finanacave i cili as këtë pikë të Ligjit s’ka qënë në gjendje ta zbatoj.

Sistemi aktual i tatimeve dhe ndryshimet e fundit në disa prej rregullave fiskale/dongare dhe atyre të importit kanë shënuar regres shikuar nga perspektiva e biznesve. Sipas shoqatave të bizneseve sistemi aktual i taimeve nuk është as konkurues me rajon, as inkurajues për investitorët e brendshëm dhe as ata të jashtëm. Pa një strukturë moderne, të drejtë dhe efikase të tatimeve, Kosova mbetet jo tërheqëse për investitorët, duke numruar në vend ose duke u sjellë në ciklin e varfërisë dhe stagnimit ekonomik.

Për më tepër, mjedisi për të bërë biznes në Kosovë është një nga më të vështirët në rajon. Mungesa e sigurisë, fakti që jemi vend nën sanksione nga Bashkësia Evropiane, korrupsioni i lartë qeveritar, pengesat burokratike, mungesa e infrastrukturës dhe mbështetja e pamjaftueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) e bëjnë pothuajse të pamundur që bizneset të zhvillohen e të rritën. Mosveprimi i qeverisë për përmirësimin e këtij mjedisi po largon investitorët potencial dhe po e paralizon sektorin privat, i cili është shtylla kurrizore e çdo ekonomie të shëndetshme.

Bizneset mirëpresin grantet dhe subvencionet, por me grante dhe subvencione gjithmonë qeveria ndihmon vetëm një numër shumë të vogël të tyre, sepse praktikisht është e pamundur të mbështetën të gjitha, por me politika të mira fiskale, me reforma biznesore, me eleminim të byrokracisë dhe me luftë kundër korrupsionit, qeveria mund t’i ndohmoj të gjitha ndërmarrjet, gjë që kjo qeveri se ka bërë asnjëherë gjatë këtij mandati.

Për me tepër gjendja ekonomike në vendin tonë po përkeqësohet edhe nga shkalla alarmante e ikjës së fuqisë punëtore nga vendi. Kosova po humbë pasurinë e saj më të vlefshme – njerëzit e saj, për shkak të mungesës së mundësive dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo ikje e fuqisë puntore por edhe “largimi i trurit” jo vetëm që po e dobësojnë ekonominë tonë, por gjithashtu po e privon vendin tonë nga kapitali njerëzor me së i nevojshëm për zhvillim dhe inovacion.

Investimet kapitale, të cilat janë esenciale për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike afatgjatë, gjatë këtij mandati kanë qenë gati inekzistente. Qeveria ka dështuar të realizoj proketet e saj të të buxhetuara, e fokusuar në tenderë sekret nuk i ka dhënë fare përparësi realizimit të projekteve të nevojshme që do të krijonin vende pune, përmirësonin shërbimet publike dhe do të rrisnin cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë nivelet e korrupsionit janë shqetësuese, me tendera të dhënë pa transparence, pa konkurrencë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe bizneseve në institucionet publike dhe duke devijuar fondet që mund të ishin përdorur për të mirën e përbashkët.

Ndërkohë, inflacioni vazhdon të rritet duke zvogëluar vazhdmisht fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke e bërë edhe më të vështirë për familjet që të përballojnë shpenzimet për jetesë. Mungesa e politikave ekonomike efektive të qeverisë për të adresuar inflacionin po e shtyn gjithnjë e më shumë njerëz në varfëri.
Arsimi si themeli i çdo shoqërie të prosperuar, mbetet i dobët dhe komplet jashtë fokusit të qeverisë.

Shkollat dhe universitetet tona janë të nënfinancuara, mësimdhënësit nuk paguhën për të qënë të motivuar, e institucionet e arsimit të lartë në vend nuk po arrijnë të përgatisin kuadro për tregun e punës dhe për sfidat e kohës. Neglizhimi që qeveria po i bën arsimit po na qon drejt një të ardhme ku të rinjtë tanë nuk janë të aftë të kontribuojnë ose të konkurrojnë në ekonominë vendore e lere më atë ekonominë globale.

Për fund, dështimet e qeverisë në fushat kritike si: reformat fiskale, mjedisi i biznesit, mbajtja e fuqisë punëtore, investimet kapitale, korrupsioni, inflacioni dhe arsimi e kanë dërgu vendin në një rrugë të rrezikshme. Është koha për një qeveri të përgjegjshme që zbaton reformat e guximshme, të nevojshme për të rikthyer ekonominë tonë në trendin e duhur. E ardhmja e Kosovës varet nga kjo, pa ekonomi të fortë nuk ka shtet.

9 shkurti po vjen

Shpërndaje në: