Bajrami e demanton Muratin me fakte për investimet kapitale, thotë se po e përjashton inflacionin
Kandidatja e LDK’së për deputete, Hykmete Bajrami, e ka demantuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin i cili tha se ka pasur investime kapitale mbi 600 milionë euro, shkruan Periskopi.
Bajrami u shpreh se Murati nuk po e përmend inflacionin pasi që edhe nëse investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, nëse këto investime indeksohen me vlerën e inflacionit, janë më të ulëta se në vitin 2018.
“Edhe nëse investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion. Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë: