Bajrami: Do të demaskoj propagandën, s’ka progres në luftën kundër korrupsionit, në qeverinë Kurti u nënshkruan 2123 kontrata me negociim

Bajrami: Do të demaskoj propagandën, s’ka progres në luftën kundër korrupsionit, në qeverinë Kurti u nënshkruan 2123 kontrata me negociim

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaron se pavarësisht rezultatit në zgjedhje ajo “do të vazhdojë të demaskoj propagandën, ashtu siç e kam bërë deri me tani”, shprehet Bajrami referuar kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të VV-së.

Ajo thotë se “kryeministri në detyrë, tash e 5 vite, me qëllim e keqinterpreton raportin e ”Transparency International””.

Sipas saj, “Kosova s’ka bërë progres as në luftën kundër korrupsionit dhe as në rritjen e transparencës, SEPSE gjatë një mandati janë nënshkruar 2123 kontrata me negociim. Ky fenomen veç luftë kundër korrupsionit dhe transparencë nuk është”, shprehet Bajrami.

Tutje, Bajrami thotë se “sipas ”Transparency International”, nuk tregon përmirësimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Renditja 73/180 tregon se ku qëndron Kosova në raport me 180 shtete të tjera që janë pjesë e kësaj matjeje, ku disa kanë regres, e disa kanë progres. Kjo do të thotë se, nëse të tjerët përkeqësohen dhe Kosova nuk ka asnjë përmirësim, renditja e saj përmirësohet. Shpesh ndodhë të renditesh më mirë, por jo pse ke bërë diçka, por sepse të tjerët kanë pasur regres dhe anasjelltas”.

“Me foto-fakte shiheni progresin! Këtu vetëm për krekosje nuk ka vend”, është shprehur ajo.

Postimi i saj i plotë:

Shpërndaje në: