Bajram Jashanica: Është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që do të jemi në grupe
Mbrojtësi i FC Ballkani, Bajram Jashanica është shprehur shumë i kënaqur për kalimin në grupe të Ligës së Konferencës
“Është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që do të jemi në grupe. Ne i kemi ndihmu grupeve dhe ata neve”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka pasur ndikim të madh edhe përvoja, pasi që ai ka marrë pjesë dy herë në këtë garë.
“Normal na ka ndihmuar shumë. Gripshi, Abazi dhe unë që ka qenë përvoja dhe mendoj se kemi bërë një punë të madhe dhe tani jemi këtu ku jemi”, ka thënë ai.