Bajqinovci i VV-së shembull i keq në komunikacion, rrezikon vetën dhe të tjerët duke bërë video gjatë vozitjes

Bajqinovci i VV-së shembull i keq në komunikacion, rrezikon vetën dhe të tjerët duke bërë video gjatë vozitjes

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci teksa mundohej të kritikonte kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën për gjendjen në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut, ai rrezikoi veten dhe të tjerët në komunikacion duke bërë video me telefon gjatë vozitjes.

Bajqinovci, i cili jo rrallë herë është kritik ndaj Ramës, ka ironizuar përmes një statusi ndaj këtij të fundit;

“Një orë shi në Prishtinë liqeni i gatshëm”, ka shkruar ai.

Aksidentet në trafik, janë të shpeshta në vendin tonë nga pakujdesia e shoferëve. Nga veprimet e njëjta si të deputetit Bajqinovci, duke mbajtur telefonin gjatë vozitjes, kanë bërë që të ketë pasoja të mëdha.

Lusim deputetin Bajqinovci, që si deputet të jetë një shembull i mirë për qytetarët në trafik, e jo të bëjë veprime të tilla. /Periskopi/

Shpërndaje në: