Bajqinovci dhe Konjufca: Dilni dhe matuni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashme Glauk Konjufca, e kanë kaluar sot kohën duke ecur nëpër Bjeshkët e Popovës, mes Bajgorës dhe Llapit.
Ata patën një porosi për partitë tjera:
“Dilni dhe matuni”, duke iu referuar kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhje të reja pas votimit të mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.
Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka kërkuar Vetëvendosjes emrin për mandatarin për ta formuar qeverinë e re.