Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet pas zgjedhjeve
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pretendon se Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.
Gjatë një interviste në DPT me Fidanin në Klan Kosova, Bahtiri tha se hapja e saj do të bëhet pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem. Do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet
“Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”,tha ai.