Baerbock para mbledhjes së Komitetit të KiE-së: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën
Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ajo ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është publikuar deklarata e Baerbock.
“Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në faqen zyrtare.