Bad News Eagles është ftuar në turneun PinnacleCup – Me këtë ekip do të takohen
Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka marrë ftesë direkt për në çerekfinale të turneut PinnacleCup CS:GO.
Ndeshjen e parë ekipi shqiptar do ta zhvillojë nesër (e enjte) kundër ekipit ECSTATIC, në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 16:00.
Favorit i kësaj ndeshje padyshim se është ekipi shqiptar, ku së fundmi renditet në vendin e 19 –të në ranglistës botërore të CS:GO, ndërsa ekipi kundërshtar renditet në vendin e 38 –të.
Pinnacle Cup IV playoffs set to start; Bad News Eagles, TYLOO among invites https://t.co/SdoegVjd1C
— HLTV.org (@HLTVorg) May 25, 2022
Në rast se e fiton këtë ndeshje, në gjysmëfinale bNe do të takohet me fituesin e ndeshjes SKADE kundër EternalFire.
Në turneun PinnacleCup, bashkë me Bad News Eagles do të garojnë edhe shtatë ekipe tjera për një grup çmimesh rreth 100.000 dollarë, ku 80.000 shkojnë për vendin e parë, ndërsa 20.000 të tjera do të shkojnë për vendin e dytë./telegrafi