Bad News Eagles eliminohen nga Majori i CSGO, mposhten nga FaZe
Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi FaZe në një ndeshje “të çmendur” në videolojën CS:GO në Mastersin e Parisit.
Ekipi nga Kosova e fitoi “map”-in e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri përmbysje të jashtëzakonshme duke fituar në fund 2-1.
“Shqiponjat” e pësuan humbjen e tretë në këtë garë, ndërsa e kishin edhe një fitore.