‘Babalja’ i kërkuar nga autoritetet shqiptare, arrestohet në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Albert Veliu është arrestuar në Kosovë.

I njohur ndryshe si Babalja, ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme.

Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj. Disa herë ‘Babalja’ mori vëmendjen për përgjimet me grupe të ndryshme.

Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Shpërndaje në: