Babai i njërit prej policëve të aksidentuar në veri ankohet në Polici: Djali është shumë rëndë, asnjë ortoped nuk është në Klinikë

Babai i njërit prej policëve të aksidentuar në veri ankohet në Polici: Djali është shumë rëndë, asnjë ortoped nuk është në Klinikë

Tetë polic të Njësisë Speciale në Mitrovicë, morën lëndime në një aksident në fshatin Grabovc të Zveçanit të premten që shkoi.

Tre prej tyre po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, sot rreth orës 13:00, siç pretendon  njërit nga policët që po trajtohet në Ortopedi i është përkreqësuar gjendja sipas babait të tij dhe nuk ka pasur asnjë ortoped për t’u kujdesur për të.

Kjo e ka detyruar babin e policit të lënduar që të thërras në Policinë e Kosovës dhe të ankohet.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi që sipas tij djali i tij është në gjendje të rëndë.

Shpërndaje në: