Babai i Granit Xhakës zbulon pse biri i tij nuk luajti për Kosovën pas pranimit në UEFA

Babai i Granit Xhakës zbulon pse biri i tij nuk luajti për Kosovën pas pranimit në UEFA

Babi i mesfushorit Granit Xhakës, Ragip Xhaka ishte i ftuar në emisionin “Euro Dueli”, ku tregoi pse Xhaka nuk luan për Shqipërinë ose Kosovën.

Ragipi zbuloi se në fillim kishte pasur kontakte vetëm me Shqipërinë, por që pastaj kishte pasur një mos-pajtim mes tyre, të cilin ai e cilëson si “të vogël”.

“Kur djemtë filluan të nihen të gjallë, siç thojnë me atë fjalën popullorë, kam pasë kontakt me Shqipërinë edhe një mospajtim, nuk erdh deri aty. Sa I përket Kosovës është kanë e dijshme nëse luajnë këta shqiptarë në Evropian para, atëherë është kanë e pamundur”.

Tutje, ai tha se Kosovën nuk ka mundur ta zgjedh shkaku se Graniti në vitin 2016 kishte luajtur me Zvicrën në Kampionatin Evropian, vit kur edhe Kosova u pranua në FIFA e UEFA.

“E kemi çu një letër në FIFA drejtpërsëdrejti pa ndihmën e askujt, me anë të avokatit tonë, na është kthyer e mbyllur, tema është e mbyllur shkaku i Kampionatit Evropian”.

“Nuk e ndiej vetën fajtorë, gjithë atë që kemi bo deri tash si për Zvicrën si për Kosovën jam krenarë, asnjëherë nuk e kemi harru Kosovën”.

Vlen të theksohet se vëllai i Granitit, Taulant Xhaka është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë, i cili në një intervistë për Blick vite më parë tregoi se nuk i vjen keq që zgjodhi Shqipërinë para Kosovës.

“Jo, nuk më vjen keq, por Kosova është një kënaqësi. Aktualisht është me humor të mirë, ka shumë eufori, por edhe shumë talent” – kishte thënë Taulant Xhaka në vitin 2019 për prestigjiozen Zvicerane.

Teksa, Xhaka në paraqitjet e fundit me Zvicrën shkëlqeu, duke i ndihmuar zviceranët të kualifikohen tutje në çerekfinale.

 

Shpërndaje në: