Babai i Granit Xhakës i drejtohet Zana Avdiut: Kur t’i thuash Xhakës rrugaç duhet me të ardh turp
Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.
Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë, shkruan Periskopi.
Madje shkon aq larg sa thotë se gjesti i Xhakës paraqet sulm seksual.
Për këtë ka reaguar në një lidhje direkte babai i Granitit, Ragip Xhaka i cili tha se Avdiut duhet t’i vijë turp për atë që ka thënë ndaj Kapitenit të Zvicrës.
“Kur t’i thush Xhakes rrugaç duhet me të ardhe turp. Merre me mend as gjestin çfare është, thotë gjest seksual qe nuk është. Po më vjen keq që një femen në këto raste e shkrun një fjali, le të më tregon se çka është fjalë rrugaq. Nuk tha asgjë që ia kanë sha gruan, familjen, fëmijën, nuk thanë asgjë që kanë bo thirrje vrasje kosovarëve. Graniti është i lënduar nga fjalë si të kësaj zoje, nuk lëndohet prej armiqve. Graniti e rrezikon karrierën t’u thanë që Serbia i ka dhunu 20 mijë femra shqiptare, kurse kjo zoja asnjë fjalë se ka thanë. Për mua kjo është një rrugaqe, kërkoj falje se nuk është term i imi. Respekt të gjithëve në studio përveç asaj zojes” – Ragip Xhaka në emisionin “Favorit”.