Babai i Florian Markut: Na nderove si gjithmonë o shpirt
Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Lidhur me këtë fitore ka reaguar edhe babai i Florianit, Sebi Marku.
“Na nderove si gjithmonë o shpirt”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.
Tani, Marku ka shkuar në 11 fitore dhe 1 barazim deri tani në karrierën e tij në boksin profesionist.