Azpilicueta nuk lë gjë pa i thënë Contes, nga pamjet duket se e shan trajnerin e Tottenhamit
Të gjithë e njohim entuziazmin që ka trajneri Italian, Antonio Conte kur skuadra e tij trregon rezultat.
Ai sot në barazimin 2:2 kundër Chelseas ishte afër përleshjes me trajnerin e ‘bluve, Thomas Tuchel, shkruan Periskopi.
Konfrontimi i tyre i parë erdhi pas golit të barazimit që Tottenhami shënoi dhe festa e çmendur e Conte gati sa nuk kaloi në përleshje fizike me Tuchel.
Por, nuk kaloi me kaq, goli tjetër i barazimit dhe final për rezultatin 2:2 i realizuar nga Kane e nxit sërisht Conte për një konfrontim, madje ky ishte edhe më i frikshëm.
Por, Azpilicueta menjëherë i reagoi Conte, ku shihet madje se edhe e shante atë.
Duhet kujtuar se edhe mbrojtësi i Chelseas në shumë raste ka treguar se është person temperament e aq më shumë kur trajneri i skuadrës së tij ndodhet në një situatë si kjo sot.
Shikoni momentin në video: