Azemi: Pas zgjedhjeve do të fillojmë me protesta dhe greva

Azemi: Pas zgjedhjeve do të fillojmë me protesta dhe greva

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të fillohet me protesta e greva, më qëllim të barazimit të pagave me punëtorët e sektorit publik.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se ky vendim është marrur gjatë ditës së sotme.

“Sot u mbajt takim me disa nga kryetarët e Shoqatave Sindikale të punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik që kryejnë shërbime për institucionet publike dhe komunale ku u mor vendim unanim që pas zgjedhjeve të fillojmë më protesta dhe greva, më qëllim të barazimit të pagave me punëtorët e sektorit publik”, shkroi Azemi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: