Azemi ngre alarm për punëtoret teknike: Punëtoret që i paguan Komuna e Prishtinës nuk guxojnë të punojnë në Kuvend

Azemi ngre alarm për punëtoret teknike: Punëtoret që i paguan Komuna e Prishtinës nuk guxojnë të punojnë në Kuvend

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka ngritur alarm për punëtoret teknike të cilat janë po kryejnë shërbimin në hapësirat e Kuvendit, derisa janë të kontraktuara për të kryer punë në objektin e Komunës së Prishtinës.

Azemi përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin mbi grevat.

Njoftimi i plotë:

Paralajmërim

Paralajmërojmë të gjitha punëtorët teknike  që po kryejnë shërbime ne Kuvendin e Kosovës se veprimet e tyre janë në kundërshtim me ligjin mbi grevat  , dhe ju njoftojmë se qe nga pasneser te gjitha ato qe bëjnë ket thyerje të ligjit ne Gjykat do ti përcjellim si prova gjygjësore per dy arsye

1 Kan thye ligjin mbi grevat dhe , 2 kanë lëshuar vendet e tyre të punës dhe kët punë ua kanë ngarkue (dyfishuar) kolegeve te veta , si dhe puntorët qe i paguan komuna e Prishtines nuk guxojn te kryejnë punë për Kuvendin e Kosoves , eshtë paralajmërim për punëtorët , kurse për kompaninë që keqpërdor këta punëtorë sigurisht se gjygji do ta thotë fjalën e vetë .

Shpërndaje në: