Azemi nga Ferizaj: LDK do ta bëjë zhvillimin e vendit bashkë me biznese
Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka vizituar disa biznese në Ferizaj.
Azemi tha se zhvillimin e vendit LDK do ta bëjë bashkë me biznese.
Postimi i plotë:
Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur takoj biznese të suksesshme e me traditë shumë vjeçare.
E tillë është edhe kompania Lala në Ferizaj, që ka filluar punën në vitit e 90’ta për t’u mos u ndalur asnjëherë me ofrimin e materialeve cilësore të ndërtimit.
Me mbi 70 punëtorë dhe mbi 500 projekte të përfunduara, Lala vazhdon të jetë lider në këtë industri.
Lidhja Demokratike e Kosovës synon që zhvillimin e vendit ta bëjë bashkë me biznese, e është shumë më e lehtë kur kemi biznese të suksesshme.
Bashkë e bëjmë ndryshimin.
Visar Azemi 19