Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë që brenda tri vjetëve e kanë lëshuar Kosovën

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka ngritur shqetësimin për largimin masiv të punëtorëve nga vendi.
Gjatë një interviste në “DPT Fidani” në Klan Kosova, ai theksoi se mbi 200 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në tre vitet e fundit.
“E them me përgjegjësi se ajka se punëtorëve të sektorit privat të Kosovës janë jashtë. Në statistikat e tona që i kemi marrë, në vitin 2024 jemi dalë vet në aeroport dhe kemi bërë biseda me njerëz 20 për qind kanë ikur me synim që mund të kthehen”.
“Në vitet 2022, 2023 dhe vitin 2024 janë mbi 200 të rinj që e kanë lëshuar Kosovën dhe në mesin e tyre pjesa dërrmuese janë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën. Në bazë të matjeve tona janë mbi 200 mijë punëtorë që brenda tri vjetëve e kanë lëshuar Republikën e Kosovës”, ka thënë Azemi.