Azemi: LDK po merr përkrahje në çdo shtëpi, në çdo familje, në çdo fshat e në çdo qytet
Anëtari i Kryesisë së LDK’së dhe njëherësh kandidat për deputet, Visar Azemi ka thënë se familja Bytyqi nga Mirashi është mbështetëse e madhe e LDK-së.
Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se LDK po merr përkrahje në çdo shtëpi, në çdo familje, në çdo fshat e në çdo qytet.
Postimi i plotë:
Sonte ishim mysafirë të familjes Bytyqi në fshatin Mirash.
Për shumë vjet e me gjenerata, kjo familje është mbështetëse e madhe e Lidhjes Demorkatike të Kosovës.
Përveç mikpritjes, është e jashtëzakonshme përkrahja që po marrim në çdo shtëpi, në çdo familje, në çdo fshat e në çdo qytet.
Qytetarët janë rreshtuar kah ndryshimi i madh.
Ky ndryshim vjen më 9 shkurt.
Lumir Abdixhiku 1✅
Visar Azemi 19✅