Azemi i LDK`së: Gjendja në Spitalin e Ferizajt, qasje e vërtetë e qeverisjeve lokale e qendrore
Visar Azemi nga LDK`ja ka reaguar për gjendjen e rëndë në spitalin e Ferizajt.
Ai ka thënë se kjo gjendje tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve
Reagimi i plotë:
Gjendja në Spitalin e Ferizajt, tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.
Papastërtia që shihet edhe në këtë video, pajisjet e vjetruara dhe kushtet e papranueshme nuk janë thjesht pasojë e neglizhencës së spitalit, por e një sistemi që nuk investon tek njerëzit dhe nuk siguron standardet themelore.
Nevoja për ndryshim është urgjente.
Brenda spitalit në Ferizaj: Lagështi, ushqime të pasigurta, orendi të vjetra