Azemi i LDK-së: Është koha të bashkohemi për ndryshimin që na duhet
Visar Azemi i LDK-së, ka publikuar fotografi nga tubimi në Prishtinë ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka prezantuar kandidatët për deputetë nga pesë degët e kryeqytetit.
Azemi ka shkruar se ndryshimi nuk është larg dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve për të qenë pjesë e këtij ndryshimi.
Postimi i plotë:
Turneu i Ndryshimit ka nisur sot në Prishtinë!
Në një atmosferë energjike dhe me mbështetje të fuqishme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga 5 degë të Prishtinës.
Nga ky tubim masiv, LDK dërgoi një mesazh të qartë për gjithë qytetarët: ndryshimi nuk është larg, ai vjen më 9 shkurt 2025.
Turneu i Ndryshmit është një udhëtim për gjithë ata që besojnë se mund të ndërtojmë një Kosovë ku ka drejtësi dhe zhvillim.
Nesër, turneu vazhdon në Viti, ku bashkë do të ngremë zërin për të ardhmen që e meritojmë.
Është koha të bashkohemi për ndryshimin që na duhet.