Azemi: Do të krijojmë mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për bizneset
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një tubim me 150 prej bizneseve më të mëdha në Kosovë, ku dhe u prezantuar programi për zhvillimin e ekonomisë.
Kandidati për deputet nga kjo parti, Visar Azemi ka thënë se përmes bashkëpunimit me bizneset LDK do të ndërtojë një të ardhme më të zhvilluar.
Azemi u shpreh se po punojnë pa u lodhur për të një krijuar një mjedis më të favorshëm dhe më të qëndrueshëm për bizneset.
“Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve në takimin e sotëm me 150 kompani, një ngjarje që tregon angazhimin tonë të vazhdueshëm për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në Kosovë. Po punojmë pa u lodhur për të krijuar një mjedis më të favorshëm dhe më të qëndrueshëm për bizneset, duke u siguruar që politika jonë e re të jetë e orientuar drejt rritjes dhe mundësive për çdo sipërmarrës.Gjatë këtij takimi, prezantuam programin tonë për zhvillimin e ekonomisë, një program që është i nevojshëm për të fuqizuar sektorin privat dhe për të hapur mundësi të reja për gjithë vendin.”, ka shkruar Azemi.