Azemi: A mund të besojë dikush se Kurti nuk është në dijeni për korrupsionin rreth tij?
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për media deklaroi se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të FSK-së, tani ka braktisur vlerat dhe besimin e qytetarëve, ku kishin premtjar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të bëjnë “qeveri më duar të pastra”.
“Kjo qeveri kishte premtuar se do të bëj Dubravën 12 kat, e në fakt si erdhën në pushtet morrën nën mbrojtje mafinë energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Në realitet, ajo çka po shohim është se korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka përpos të pastra”, tha Azemi.
Tutje ai deklaroi se raportimet e mediave sot, lidhur me bisedat e Mihalit dhe Krasniqit tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të VV-së në aferat korruptive të mafisë energjetike Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.
“Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çeshtje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet e kishin pranuar këtë korrupsion. A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë perreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më veshtirë e besueshme”, përfundoi Azemi.
Azemi deklaroi se LDK i mbështet organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojnë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë.