Avokatja e Thaçit kërkon nga gjykata t’i shqiptohet masë për mosbindje dëshmitarit Tara

Avokatja e Thaçit kërkon nga gjykata t’i shqiptohet masë për mosbindje dëshmitarit Tara

Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitarit Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes me arsyetimin që nëse ndodhë ndryshe kjo mund të sjellë precedent që dëshmitarët të vijnë në Hagë dhe të mos japin dëshmi.

“Duam që të iu kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët që dëshirojnë të vijnë në gjykatë dhe të mos japin dëshmi dhe ata mund të ja dalin dhe të mos jepin dëshmi”, tha ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, pasi hoqi dorë nga insistimi për ta marrë në pyetje dëshmitarin, prokurorja kërkoi një mundësi tjetër si përpjekje e fundit për të marrë dëshminë e Tarës. Ajo tha se do përpiqet të ia tregojë dëshmitarit dokumentin duke përfshirë edhe dosjen fizike.

Si rrjedhojë, kjo u aprovua nga trupi gjykues ku kryetari i këtij trupi tha se kjo është mundësia e fundit.

Meqë disa dokumentet që iu prezantuan në ekran, nuk ishin ato që ai kërkoi atij iu dha qasja në kopjen fizike ku edhe nuk e gjeti serish dokumentin.

“Derisa nuk ma paraqitni dokumentin për të cilin edhe ju e dini se cili dokument është ‘jo’, shkurt-trup ‘jo’ edhe sikur të dënohem përjetësisht”, tha Tara.

Shpërndaje në: