Avokati Smakiqi: Kurti ka kryeneçsi dhe ndihet në siklet, detyrimisht duhet të vizatohet në Prokurori

Avokati Smakiqi: Kurti ka kryeneçsi dhe ndihet në siklet, detyrimisht duhet të vizatohet në Prokurori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij.

Kjo për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmitar.

Por, avokati Xhevdet Smakiqi ka treguar se në cilat raste e lejon ligji që dëshmitari të lirohet nga detyrimi për t’u paraqitur në Prokurori.

Smakiqi shkruan se Kurti nuk është nën moshën 16-vjeç e as nuk ka gjendje të rëndë trupore.

”Albin Kurti as nuk është i ri nen 16 vjet po i ka 49 vjet, plus nuk është i shtyrë ne moshë, as nuk ka gjendje te rëndë trupore, perveç se ka kryeneçsi, ndihet ne siklet, ndihet fajtor duke sfiduar mandatin dhe autoritetin ligjor te PSRK-se.

Prandaj PSRK-ja nuk mundet ta shkel nenin 129 par 5 te KPPRK-së”, shkruan në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurti si Chuck Norrisi: Nuk shkon në Prokurori, e fton Prokurorinë në zyren e tij

Shpërndaje në: