Avokati që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë, por vdiq në burg nga torturat e komunizmit

Avokati që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë, por vdiq në burg nga torturat e komunizmit

Shumë prej emrave dhe figurave atdhetare që kontribuan dhe firmosen shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk patën një fund si heronj.

Shume prej tyre u përndoqen, u burgosen dhe u vranë nga sistemi komunist, të akuzuar si tradhëtar të vendit.

Historia e shtrembëruar e komunizmit u mundua që të zhdukte veprat e tyre atdhetare dhe të njolloste emrin e tyre, por sot e verteta del në shesh.

Një nga ato ishte dhe Shefqet Dajiu.

Dajiu ishte një avokat, veprimtar politik, arsimdashës, dhe një ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë.

Dajiun e burgosi diktatura komuniste bashkë me djalin e tij 21-vjeçar si armik të popullit të tij, duke e quajtur kolaboracionist, pasi kishte mbrojtur Shefqet Bej Vërlacin (kryeministrin e vendit gjatë pushtimit italian).  U dënua me 30 vite heqje lirie dhe vdiq në burg”. Feriti u dënua me 9 vjet burg”.

Gjatë diktaturës komuniste familja e Shefqet Dajiut do të kalonte shumë vuajtje. Feriti, i biri i arrestuar bashkë me të, u dënua me 9 vjet burg, e më pas fëmijët e tij nuk u lejuan të shkolloheshin.

Ai lindi në vitin 1882 në Elbasan, ku kreu mësimet e para në shkollën turke  “Idadie”. Më pas në vitin 1905 ai vazhdoi studimet në Stamboll për Drejtësi. U kthye në Shqipëri dhe u emërua prefekt në qytetet Skrapar dhe Pogradec. Në vitet 1910-1912 Shefqeti punoi si mësues në Dibër, ku dha gjuhën shqipe.

Në Dibër ai drejton shkollën Normale ku krahas degës turke, hapi edhe degën shqipe. Në vitin 1912 Shefqet Dajiu zgjidhet delegat i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe emërohet shkronjësi i dytë, mbas Luigj Gurakuqit. Ai ishte një ndër firmëtarët e Pavarësisë që bashkë me Ismail Qemalin shpallën vendin të pavarur.

Nga viti 1914-1920 punoi avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 botoi një “Abetare” në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1938 përktheu nga turqishtja librin. “Ç’është Kur’ani”, duke e pajisur edhe me një pasthënie.

Mbas vitit 1920 Shefqet Dajiu ishte deputet dhe përfaqësonte grupimin e forcave politike të qytetit të Elbasanit.

Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. Në vitin 1946 ai vdiq në burg, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 64-vjeçare. Në kohën e diktaturës gjithçka që i përkiste familjes së Shefqet Dajiut u shtetëzua, djali i tij i madh Feriti, u detyrua që të punonte në ullishtë e më pas si bojaxhi, ndërsa pesë vajzat e Shefqetit u martuan disa me familje të varfra dhe të tjera familje të njohura, intelektuale por të persekutuara nga diktatura./KONICA..AL/

Shpërndaje në: