Avokati i të dyshuarit për spiunazh: Ai është dëshmitar i një rasti në Hagë

Avokati i të dyshuarit për spiunazh: Ai është dëshmitar i një rasti në Hagë

Mbrojtësi i të dyshuarit për spinuazh, Bedri Shabanit, avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij është dëshmitar i një rasti në Hagë.

“Është dëshmitar i prokurorisë që ta dini ju edhe ne Hagë, rastin ne Prokurori, ai na tha neve publikisht une e thash në seancë”, ka deklaruar Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Berisha  ka thënë se Shabani mendon se po persekutohet nga biznese si rezultat i punës së tij të mëhershme.

‘Dhe, ai mendon se po persekutohet nga biznese të caktuara si rezultat i punës së tij disa vite kështu me radhë”, ka shtuar ai.

Bedri Shabani bashkë me një të dyshuar tjetër janë arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se janë marrë me aktivitete të spiunazhit.

Sot, ata kanë dalë para gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Shpërndaje në: