Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir Metës nga Forcat Operacionale

Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir Metës nga Forcat Operacionale

Procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të Ilir Metës po hetohen nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit i ka dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, në lidhje me arrestimin e kryer pak ditë më parë të ish-presidentit të vendit.

Kujtojmë se Meta u arrestua më 21 tetor, teksa po kthehej nga Kosova.

Ai u ndalua nga forcat e policisë civile ndërsa ndodhej në mjet bashkë me sekretarin organizativ të PL.

Shpërndaje në: