Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin

Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Ligji për rritjen e pagës minimale ka dëmtuar qytetarët pasi sipas tij, nuk është harmonizuar me rritjen e çmimeve.

Qelaj, ka thënë se pagat që marrin nuk janë të harmonizuar me koston e jetesës, me inflacionin e me rritjen e çmimeve duke bërë që këta qytetarë të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve.

“Tek ofrimi i shërbimeve sociale mendoj që zvarritja e aprovimit të Ligjit për financimin e Pushtetit Lokal ku është përcaktuar edhe granit specifik për çështjen sociale, pastaj mos përfshirja me Ligj i rritjes së kompensimeve që e marrin kategoritë e financuara nga shteti. Përmes Ligjit për rritjen e pagës minimale besoj që i ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lenë në një situatë të pa trajtuar dhe besoj që është dashtë me rregulluar çështja e këtyre qytetarëve pastaj me vazhduar me procedura për hartim të dispozitave që lejojnë edhe rritjen e pagës minimale. Aktualisht jemi në një situatë ku grupe të caktuara që financohen nga shteti ose marrin kompensim nga shteti për vite të tëra nuk ka pas një lëvizje që harmonizon ato mjete financiare që i marrin me koston e jetesës me inflacionin me rritjen e çmimeve dhe rritjen e standardit, dhe kjo e bënë që këta qytetarë me jetuar më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve, pikërisht për shkak të politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara që të kemi mundësi me i trajtua këta qytetarë me dinjitetshëm dhe në proporcion me nevojat që ata i kanë.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në: