Ligji për ATK’në në Kushtetuese: Kontabilisti tregon pse duhet rrëzuar ky Projekligj, që sipas tij ka shkelje kushtetuese

Ligji për ATK’në në Kushtetuese: Kontabilisti tregon pse duhet rrëzuar ky Projekligj, që sipas tij ka shkelje kushtetuese

Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Administrimin e Procedurave Tatimore

Çështjet të cilat Avokati i Popullit ngre para Gjykatës Kushtetuese, e të cilat kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar, janë si mëposhtë:

– Nëse neni 14 [vetëvlerësimi], neni 16 [Kufizimet kohore për vlerësimet] dhe neni 26 [Kreditimet dhe rimbursimet] janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligiit] të Kushtetutës.

– Nëse neni 9 [Mbledhja e informatave ose provave] paragrafet 5, 6 dhe 7, është në përputhje me nenin 36 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës.

– Nëse neni 79. paragrati 4, i Ligjit të kontestuar ka marrë parasysh gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të shprehura nëpërmjet Aktgjykimit në rastet nr. KO 216/22 dhe KO 220/22. Për sa u përket emërimit dhe mandatit te pozitave drejtuese në Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe nëse është në përputhshmëri me nenin 46 [Mbrojtja e
Prones].

Nëse neni 89, paragrafi 12, i Ligjit të kontestuar është në përputhshmëri me nenin 32 [Mjetet Juridike], me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqēsore e të Drejtave] dhe me nenin 101 (Shërbimi Civil] të Kushtetutes.

Avokati i Popullit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 9 (paragrafët 5 dhe 7), nenit 14, nenit 16, nenit 26, nenit 79, paragrafi 4, nenit 89, paragrafi 12, të Ligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tamitore – Institucioni i Avokatit të Popullit (oik-rks.org)

Një kontabilist i pyetur nga Periskopi për ligjin e ri për ATK’në, ka treguar konkretisht problemet që sipas tij jane shkelje kushtetuese.

“Dërgimi i Ligjit Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore nga ana e Avokatit të Popullit është një hap shumë i qëlluar pasi që nga hyrja në fuqi ka filluar të jap efekte negative tek tatimpaguesit, e sidomos tek bizneset e vogla disa shkelje nga ky ligj që mundem me i theksu janë;

* Mbledhja e borgjeve

Është zgjatur afati për përfundimin e barrës tatimore, nga 6 vite tani në 10 vite nga data e vlerësimit dhe obligimit tatimor.

Ndërsa është shkurtu afati ku biznesi mund të kërkoj Rimbursim/Kreditim nga 6 vite sa ka qenë me ligjin e vjetër është shkurtu në 3 vite.

Pra nëse një tatimpagues ka borxhe në atk, ATK-ja mundet me ndjek 10 vite për ato borxhe

Ndërsa në rastin kur ATK i ka borxhe Tatimpaguesit, Tatimpaguesi ka kohë vetëm 3 vite t’i kërkoj këto mjete nga ATK

* Po ashtu shumë problematik është edhe regjistrimi dhe nënshkrimi i kontrates me një të punësuar të ri ende pa fillu punën, pasi që me ligjin e ri, ATK kërkon nga tatimpaguesit ta regjistrojnë punonjësin e ri 1 ditë para fillimit të punës

Ndëshkimi në momentin e korrigjimit të deklaratës tatimore është një hap tjetër shumë dëmtues, sidomos për bizneset e vogla të cilat mund edhe mos të kenë kapacitete financiare për angazhimin e kontabilistëve të certifikuar dhe si pasojë e kësaj mund të kenë shumë gabime në deklarimin e tatimeve

Një rast konkret e kam pas edhe unë si kontabilist, ku e kam parë në praktik efektet shkatërruese të këtij ligji në një biznes të vogël familjar në zonën e Pejës.

Pronari i biznesit ka qenë në të njëjtën kohë edhe i vetpunësuar në biznes, dhe në vitin 2024 ka bërë deklarimin e rrogës së tij retroaktivisht nga viti 2020, në momentin e deklarimit retroaktiv këtij tatimpaguesi në sistem i ka figurë edhe një gjobë rreth 10 mijë euro shtesë, që del nga ligji i ri, ky biznes nuk ka asnjë shans që të paguaj dhe të vazhdoj të mbijetojë në treg për shkak të kësaj barre shumë të madhe të ndëshkimit”, u shpreh kontabilisti për Periskopin.

Shpërndaje në: