Avokati i Noizyt: 50 mijë euro dorëzani për lirimin e reperit

Avokati i Noizyt: 50 mijë euro dorëzani për lirimin e reperit

Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim për Noizyn. Rigels Rajku do të jetë në liri, ngase do të paguajë 50 mijë euro dorëzani.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen avokati i Noizyt, Halit Shaljani.

“Sapo të kryej masën prej 48-orësh, klienti do të jetë në liri ngase ka marrëveshje për dorëzani në vlerë prej 50 mijë eurosh”, ka thënë avokati mbrojtës.

Noizy ka garantuar se do të paraqitet në seancat ku do të ftohet për rastin e Pejës.

Rajku ishte dorëzuar mëngjesin e djeshëm në stacionin policor në Pejë.

Më pas ai ishte shtrirë në spital me pretendimet se ka komplikime shëndetësore ku edhe besohet ta ketë bërë natën.

Shpërndaje në: