Avokati i familjes Hajrizi dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit, deputetit Rexha e avokatit Halilaj
Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, deputeti të VV-së, Arbër Rexha e avokatit Gazmend Halilaj.
Gjini tha se padinë e ka bërë sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.
Ai tha se përmes padisë do të kërkojnë nga të apostrofuarit që të tërhiqen ato fjalë dhe të kërkohet falje publike. Përderisa për deklarimet e ministres Albulena Haxhiu, tha se ditët në vazhdim do të vendosin për dorëzimin e padisë.
“Kjo padi ka të bëjë me dy ministra, kryeministrin dhe një deputet, të cilët kanë përdorur term ofendues, fyes. Për familjen Hajrizi kjo ka qenë e rëndë”.
“Në mbledhjen e Qeverisë supozohet të diskutohen çështje të tjera e jo të emërtohen njerëz me epitete fyese, sigurisht që do të kërkohet kompensim për këtë”.
I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi, i cili kërkoi sqarime nga avokati Gazmend Halilaj, të dëshmoj se kush e ka vrarë “rusin”, rast për të cilin Fatoni ishte dënuar me 20 vjet burgim.
“Vëllai jem i mbajti 20 vjet burg, e ky thotë e di unë kush e ka vra. Për këtë duhet me jep dikush përgjegjësi. Ai nuk ka qenë kriminel”.
Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë./EO