Avokati i Depayt: Nuk ka negociata me Interin

Avokati i Depayt: Nuk ka negociata me Interin

Sulmuesi holandez, Memphis Depay thuhet të jetë i lidhur për një transferim te Interi.

Por, raportimet e tilla i ka hedhur poshtë avokati i Depay, Sebastien Ledure ku tha se nuk ka negociata me Interin për sulmuesin holandez, shkruan Periskopi.

“Nuk ka negociata në vazhdim që Memphis t’i bashkohet Interit. Unë mund t’i mohoj të gjitha këto lidhje – nuk është një mundësi që ne po diskutojmë”, tha ai.

Kështu, Depay do të largohet nga Barcelona në janar dhe skuadra e Atletico Madridit është e interesuar për të.

Shpërndaje në: