Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”

Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”

Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar për problemet shëndetësore.

Berisha i cili është edhe avokat i Sekiraqës, thotë se edhe trupi gjykues ka qenë në dijeni dhe e kanë lejuar nevojën për një trajtim të tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar për probleme shëndetësore serioze të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat ka kërku leje-dalje e shoqërim nga shoqëria për intervenimet e nevojshme që i ka pasë. Trupi gjykues ka qenë në dijeni dhe kanë leju nevojën për trajtim të tillë”, deklaroi avokati Berisha në TV Dukagjini, përcjell Periskopi.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka shtuar Berisha.

Ndryshe, tre ditë më parë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.

Policia ka konfirmuar për Periskopin se janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare ndaj Enver Sekiraqës.

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Suspendohet gjyqtari në rastin e Enver Sekiraqës

Shpërndaje në: