Avokatët e Gramoz Vokrrit e dorëzojnë në Gjykatë padinë ndaj FFK-së
Avokatët e Gramoz Vokrrit kanë dorëzuar edhe zyrtarisht padinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati, Arbër Krasniqi ka dërguar sot padinë ndaj FFK’së mbi refuzimin e kandidatit Gramoz Vokrri.
Sipas avokatit FFK ka bërë shkelje të rregulloreve në lidhje me mos certifikimin e Gramoz Vokrrit për garën për kryetar të FFK’së.
Vlen të theksohet se në garën për kryetar të FFK’së është certifikuar vetëm kryetari aktual Agim Ademi.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill.