Avni Kastrati zgjidhet drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është zgjedhur edhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në bazë të propozim vendimit nga ana e Qeverisë drejtor është zgjedhur Avni Kastrati
Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Avni Kastratin ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 17 nëntor të vitit të kaluar.